FFK-ja kundër De Biasit për kosovarët e Kombëtares

168

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka mohuar fjalët e trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, se ekziston një marrëveshje mes Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe asaj të Kosovës, që kjo e fundit të mos ftojë futbollistët kosovarë të Kombëtares kur të pranohet në UEFA dhe në FIFA.

De Biazi, të mërkurën, në një intervistë për mediat e huaja, ka thënë se asnjë futbollist kosovar nuk do të largohet nga Shqipëria pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA, pasi për këtë ka një marrëveshje. Por, nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se diç ka e tillë nuk ekziston.

Sipas Ademit, pas pranimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare të futbollit, asnjë futbollisti nuk mund t’i mohohet e drejta për të zgjedhur se për kë do të luajë. “Nuk ka asnjë marrëveshje të tillë, edhe pse raportet i kemi superiore.

Pas pranimit të FFK-së do të shohim si do të shkojnë gjërat, por të drejtën për të luajtur për Kosovën nuk mund t’ia mohojmë askujt. Me siguri që pas pranimit do të ulemi ta diskutojmë edhe një herë këtë çështje”, u shpreh Ademi.