FFK – FSHF, takim me rëndësi

158

Kryetari i Komsionit të Gjyqtarëve të futbollit të Kosovës, Përparim Hasani me bashkëpunëtorë kanë zhvilluar një vizitë Shoqatës së Arbitrave në FSHF, ku janë pritur nga Tahir Kastrati, kryetar i Shoqatës, kryetari i Komisionit të Arbitrave, Plarent Kotherja si dhe instruktori për çështje të referimit, Sokol Jareci.

Në këtë takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shoqatave në të ardhmen veçmas Shoqatës së Gjyqtarëve të futbollit të Kosovës i nevojitet mbështetje pas pranimit të FFK-së në UEFA dhe FIFA, dhe gjyqtarët e futbollit të Kosovës do të shfryetëzojnë përvojën e gjyqtarëve nga Shqipëria.

Në këtë drejtim krerët e Shoqatës nga Shqipëria kanë shprehur gatishmërinë që t’i ndihmojnë dhe t’i mbështesin kolegët e tyre nga Kosova, në të gjitha format.