FFK e paralajmëron Besën e Pejës për borxhet: Paguajë ose të pret Liga e Dytë!

Besa e Pejës vazhdon të ketë probleme të mëdha, në organizim, ku lojtarët me muaj nuk paguhen.

Pasi që dështoi të kthehet në Superligë në ndeshjen e barazhit, Besa e ka marr vërejtjen e fundit nga Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala, anëtarë.

 

KF “BESA“ nga Peja  për mosrespektim të marrëveshjes së nënshkruar në respektimin e afatit kohor ; 15 Maj 2019 ; klub-lojtarë dhe FFK  në përmbushjen e  detyrimeve – obligimeve  financiare ndaj lojtarëve të ankimuar të dala nga kontratat e lidhura  me lojtaret; i HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  deri në kompletimin e provave – vendimin përfundimtar të komisionit . Kërkohet  raport  lidhur me rastin nga ana e klubit të futbollit “ BESA “ nga Peja, afati datë 24.06.2019. Në rast së KF “ Besa “ nga Peja nuk i përmbahet  marrëveshjes   në përmbushjen e obligimeve ndaj lojtarëve në ankimim, komisioni disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Kosovës  do të aplikojë dispozitat e Rregullores disiplinore neni  64 paragrafi 1 pika  9 dhe  neni  65 paragrafi 1 dhe 2 (të gjitha  pikat e mundshme).

Por çfarë thonë këto pika dhe nene dhe cili do të ishte dënimi i Besës.

Krerët e klubit rrezikojnë të dënohen personalisht deri në suspendim dhe mosdelegim për një kohë të pacaktuar.

Klubi në anën tjetër rrezikon shumë, nga heqja e disa pikëve deri në rënien në kategorinë e tretë që i bie Liga e Dytë.

Kjo do të caktohet varësisht prej shlyerjes së Borxhit. /Gazeta Sheshi/