FFK e konfirmon: Nuk ka barazh, katër klube bien direkt nga Superliga, tri shkojnë në Evropë

Edicioni që fillon në fundjavë pritet të jetë një ndër më interesantit nga paslufta në Kosovë.

Kjo pasi FFK ka vendosur ta ndryshojë sistemin e garave nga edicioni i ardhshëm, gjë që do ta prek edhe këtë edicion.

Si rrjedhojë, në fund të këtij kampionati katër skuadrat me bilancin më të dobët do të përshëndeten nga shoqëria elitare (Superliga), derisa nga Liga e Parë do të ngjiten dy skuadra.

Pra ndeshjet e barazhit mes klubeve të Superligës dhe Ligës së Parë nuk do t zhvillohen.

Edicioni garues 2020/21 Superliga do të përbëhet nga 10 klube.

E veçanta tjetër e këtij edicioni është se tashmë vendi ynë do të përfaqësohet me tri klube në garat evropiane, gjë e cila pa dyshim do ta rrisë edhe më shumë rivalitetin dhe garën për kreun e renditjes.

Pra, tani krahas kampionit dhe fituesit të Kupës, pjesëmarrjen në garat evropiane do ta sigurojë edhe nënkampioni.

FFK me anë të videoeje, i ka uruar klubet për edicionin e ri. /Gazeta Sheshi/