FFK dënon një vit anëtarin e Kombëtares shqiptare (Foto)

119

Komisioni për Ankesa i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ka vërtetuar vendimin e Komisionit për Futsall për dënimin e portierit të Feniksit në futsall, Fidan Gashi, i cili njëherësh ruan edhe portën e Kombëtares shqiptare.

“Komisioni për Ankesa vërteton vendimin e Komisionit të futsallit të datës 16.02.2016 për dënimin e lojtarit (portierit), Fidan Gashi në kohëzgjatje për  një (1) vit mosaktivizim për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës – Komisionit për futsall”, njofton Gazeta Sheshi.

Gashi kishte sulmuar fizikisht gjyqtarin Bujar  Haziri në ndeshjen finale të Kupës së Republikës së Kosovës, e zhvilluar më datë 16.02.2016 në Prishtinë. Në rastin konkret, Komisioni i Shkallës së Parë ka aplikuar me të drejtë nenin 44  të Rregullores disiplinore,  duke pasur parasysh edhe pasuesin e fundit të këtij neni, ku si rrethanë lehtësuese ka marrë statusin e tij si lojtar i Kombëtares në futsall.

Si e tillë, kërkesa e Gashit është refuzuar. Megjithatë, ai ka të drejtë të luajë në ndeshjet e Kombëtares shqiptare, por jo edhe për skuadrën e tij në Kosovë.

12046633_1686552351579347_8629991462129527749_n