FFK – Australia, zyrtarizohet gjithçka

Ligave të futbollit kosovar i shtohet edhe një skuadër. Kësisoj, nga edicioni i ri, pjesë e Ligës së Dytë do të jetë edhe skuadra me emrin më interesant, KF Australia.

Skuadra nga Mitrovica ka vendosur që të garojë në Ligën e Dytë dhe kjo kërkesë tashmë është miratuar nga Komisioni përkatës i Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan Gazeta Sheshi.

Në fakt, Australia është riaktivizuar, pasi edhe më parë bënte gara.

Ky ekip ndeshjet si vendas do t’i luajë në terrenin privat me bari artificial në Mitrovicë.

Përveç Australisë, edicioni i ri i Ligës së Dytë do të numërojë edhe skuadra tjera të reja që janë regjistruar për herë të parë.