Fetahaj: Do të ishte zhgënjyese nëse kampionati shpallet i pavlefshëm

Futbollisti i Ballkanit, Liridon Fetahaj, ka thënë së do të ishte zhgënjyese të shpallet kampionati i pavlefshëm pas gjithë asaj punë që kanë bërë si skuadër.

Fetahaj në një prononcim për gazetën “inFokus” ka thënë se duhet respektuar vendimin e UEFA-s, shton se ata janë të gatshëm për të zhvilluar të gjitha ndeshjet deri në fund.

“Unë mendoj se çfarëdo vendimi që merr UEFA duhet të pajtohemi me të, pasi ata e vendosin që kampionati të shpallet i pavlefshëm apo të ketë kampion. Ne jemi të gatshëm për vazhdim e kampionati, pasi jemi të përgatitur për të luajtur deri në fund”, tha Fetahaj.

Ai tregon se pas gjithë asaj pune të madhe të bërë nga klubi i Ballkanit do të ishte zhgënjyese nëse kampionati shpallet i pavlefshëm.

“Do të ishte shumë zhgënjyese pasi të gjithë kemi bërë punë fantastike që nga Presidenti i klubit, Arsim Kabashi që ka qenë gjatë gjithë kohës afër nesh. Kryesia dhe trajneri, Ismet Munishi që ka punuar fort me ne, nuk do të ishte fer, mirëpo të gjitha klubet do të ishin të dëmtuara jo vetëm ne”, përfundoj Liridon Fetahaj.

Ballkani është skuadra lidere në Superligën e Kosovës dhe është në rrugë të mirë për t’u shpallur kampion për herë të parë në histori.