Festivali i Futbollit në Gjilan, argëtim maksimal për nxënësit e shkollave të mesme

161

FFK vazhdon t’i kushtojë vëmendje të madhe shtrirjes së aktiviteteve të futbollit tek të rinjtë, transmeton Gazetasheshi.com.

Në kuadër të programit ‘Grassroots’, ditë më parë në Gjilan është mbajtur Festivali i Futbollit, ku kanë marrë pjesë nxënësit e të dy gjinive nga të gjitha shkollat e mesme të kësaj komune.

Argëtim maksimal përmes lojës së futbollit për vajzat dhe djemtë gjilanas nën rrezet e diellit në këtë fillim marsi.

Programi “Grassroots” përfshinë aktivitete të shumta për të rinjtë, duke përfshirë edhe fëmijët me nevoja të veçanta dhe të të gjitha komuniteteve.