Festë tek KF Gjilani, ja arsyeja (FOTO)

1093

Gjilani është njëra ndër skuadrat që ka sjellur më së shumti futbollistë në këtë afat kalimtar, mirëpo harmonia brenda dhomave të zhveshjes nuk ka ndryshuar aspak. Futbollistët dhe stafi teknik vazhdojnë të jenë një familje e pandashme.

Pasditen e së premtes brenda dhomave të zhveshjes gjilanasit festuan ditëlindjen e teknikut Arbnor Morina dhe në bazë të imazheve që ka siguruar Gazeta Sheshi shihet një atmosferë fantastike.

Gjilani këtë vikend zhvillon duelin e parë të kampionatit, me ç’rast mirëpret skuadrën e Trepçë ’89 nga Mitrovica.

13939467_10210377967583325_893232859292522350_n 14081120_10209788605542418_998741223_n/Gazeta Sheshi/