Festë në Milano, vjen një super përforcim nga Real Madrid (FOTO)

563

Real Madrid duhet të shesë dhe mesfushori Mateo Kovacic është afër transferimit në Milan.

Real Madrid ka nevojë të shesë ndonjë prej mesfushorëve, dhe nga kjo pritet të përfitojë Milan.

Sipas mediave italiane, Mateo Kovacic është futbollisti që do të sakrifikohet nga “Los Blancos”.

Andaj, ai pritet të rikthehet në Serie A, tek rivali i qytetit të ish skuadrës së tij, Inter.

James Rodriguez e Isco po ashtu janë në mesin e futbollistëve që mund të nxirren në shitje.

Por, Real Madrid konsideron se më të lehtë e ka largimin e Kovacic, futbollist tek i cili ka më pak besim trajneri Zinedine Zidane.