Skuadra e Dritës do të zhvillojë të dielën një ndeshje miqësore me Tërnocin. Në fakt, gjilanasit do të jenë mysafirë në festën e Tërnocit që do të shënojë manifestimin e ditëve të mërgimtarëve dhe 40 vjetorin e themelimit të klubit.
Siç njofton klubi nga Kosova lindore, organizimet festive do të fillojnë më herët, kurse ndeshja luhet nga ora 17:00.
Është pikërisht trajneri aktual i Dritës, Sadat Pajaziti, i cili ka prejardhje prej Tërnoci, derisa ka punuar edhe në skuadrën e këtij vendi.