Festa e madhe e futbollistëve të FC Prishtinës pas fitores dramatike në “Riza Lushta”

733

Prishtina ka triumfuar në një ndeshje tejet të vështirë përballë Trepçës ’89 në udhëtim, derisa doli nga “Riza Lushta” me pikët e plota, shkruan Gazetasheshi.com.

Kryeqytetasit triumfuan me rezultat 2-1 dhe atë krejt në minutën e fundit të kohës së shtesë, ndërkohë që nuk kishte se si të mungonte festa e madhe pas ndeshjes.

FC Prishtina në rrjetin social “Facebook” ka publikuar pamje nga kjo festë derisa ka shkruar:

“Fitore me mund të madh, fitore e merituar në Mitrovicë”.

Me trepikëshin e arritur, Prishtina e udhëhequr nga trajneri Zekirija Ramadani ngjitet në vendin e dytë me 44 pikë, aq sa ka edhe Drita në vendin e tretë me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Shiko edhe renditjen tabelare:

May be an image of text that says 'TEAM 1. FC Ballkani MP 2. G PTS Prishtina 21 3. 48:26 45 Drita 22 37:14 44 Gjilani 21 5. 32:17 44 Trepca 89 21 6. 21:21 31 Arberia 22 7. 24:31 28 Feronikeli 21 8. 21:25 25 KF Llapi 21 9. 24:21 24 Drenica 21 10. 24:26 23 FC Besa 21 15:29 23 21 13:49 7'

Në xhiron e radhës skuadra e Prishtinës përballet me Llapin në shtëpi.

/Gazeta Sheshi/