Ferronikeli në krizë, rrezikon të mbyllet (Video)

182
Gjiganti metalurgjik Ferronikel në Drenas ka shtatë muaj që kur ka ndalur prodhimin, ndërsa ende nuk dihet se kur oxhaqet e këtij gjiganti do të tymosin përsëri.

Këta muaj pa prodhim kanë limituar rezervat e kësaj fabrike për stinën e dimrit. Mungesa e rezervave rrezikon që kjo fabrikë të mos rifilloj prodhimin as gjatë këtyre muajve të këtij viti.

Kështu, është  shprehur, kryetari i sindikatës së punëtorëve të “Ferronikelit”, Fehmi Nika. Me gjithë shpresën që në tetor të fillohet me prodhim për shkak të plotësimit të kërkesave të menaxhmentit nga ana e ministrive, ai shpreh frikën se një gjë e tillë mund të mos ndodh.