Ferronikeli, në këtë afat kalimtar, mbeti pa kapitenin e skuadrës, Lapidar Lladrovcin, i cili kaloi te Kukësi në Shqipëri.
Por, edhe përkundër kësaj, skuadra nga Drenasi nuk ka mbetur pa kapiten.
Në një prononcim për Gazetën Tribuna, zëdhënësi i Feronikelit, Shaban Mehmeti, ka treguar se kush do të jetë kapiten i “Niklit”.
“Pas tri viteve Feronikelit i largohet kapiteni i skuadrës Lapidar Lladrovci. Lladrovci kishte zëvendësuar te larguarin Fatih Karahoden, kurse tani Lladrovcin e zëvendëson Fidan Gerbeshi. Fidani do ta bart shiritin e kapitenit te Feronikeli”, tha Mehmeti.