Feronikeli udhëton drejt Antalisë, rikthehet në ditën që duhej ta zhvillonte ndeshjen e Kupës?!

Feronikeli ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në prag të nisjes për në Antalia të Turqisë, atje ku do të vijojë me fazën finale të përgatitjeve për stinorin pranveror, shkruan Gazetasheshi.com.

“Industrialistët” kanë në plan ti zhvillojnë edhe tre ndeshje miqësore për ta parë sa më mirë kompionimin e ekipës.

Djelmoshat e FC Feronikelit do të udhëtojnë mëngjesin e së dielës për në Antalia të Turqisë, për tu kthyer në Kosovë më datën 9 shkurt.

Por, pikërisht në këtë datë ata është dashur të zhvillojnë ndeshjen e çerekfinales në Kupën e Kosovës përballë Lirisë, por që me shumë mundësi kërkesa e Feronikelit për ta zhvilluar këtë ndeshje për më vonë është miratuar nga FFK.

Ndeshjet e çerekfinales së Digitalb Kupës në mes këtyre klubeve e cila ishte e paraparë të luhet me 8 ose 9 shkurt.