Feronikeli u tregua e fortë për Arbërinë, këto janë fjalët e Duros pas ndeshjes

388

Me dy ndeshjet e ditë së sotme ka përfunduar edhe xhiroja e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazetasheshi.com

Feronikeli ka arritur ta mposhtë në udhëtim skuadrën e Arbërisë me rezultatin e thellë 0-3.

Golat për skuadrën e Arbërisë i realizuan Argjend Malaj, Mendurim Hoti dhe Kojasevic.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Feronikelit, Klodian Duro.

“Unë mendoj se nga një humbje mund të fitosh, ne jemi një ekip i bashkuar dhe secili bën detyrat e veta. Mendoj që këtë fitore dua t’ua dedikoj futbollistëve të mi që japin gjithçka për fanellën”, tha Duro për “Art Sport”.

Feronikeli renditet në pozitën e gjashtë në klasifikim me 27 pikë të mbledhura.

/Gazeta Sheshi/