Feronikeli “shkund” Lirinë

311

Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli është treguar skuadër e fortë në miqësoren e sotme me Lirinë e Prizrenit.

Ekipi nga Drenasi ka triumfuar 4:0 dhe të gjithë golat janë realziuar në pjesën e parë kur ekipet kanë luajtur me përbërjet më të mira. Golat u realizuan nga Mendurim Hoti, Behar Maliqi, Mentor Zhdrella e Blerand Kurtishaj, shkruan Gazeta Sheshi.

Në pjesën e dytë, trajnerët kanë inkuadruar në lojë edhe futbollistët tjerë. Kësisoj, Feronikeli tregon superioritetin përballë një kundërshtari të Superligës edhe pse ishte vetëm një ndeshje kontrolluese.