Feronikeli rikthehet te fitorja, Ferizaj lë pa gol dhe pa pikë Dukagjinin, Vushtrria dhe Drenica ndahen në paqe!

Feronikeli ka rigjetur sërish fitoren, teksa në kuadër të javës së pestë ka mposhtur Flamurtarin në shtëpi me rezultat 2-1, shkruan Gazetasheshi.com.

Një fitore tejet të rëndësishme ka realizuar edhe Ferizaj që në udhëtim e ka mposhtur Dukagjinin me minimalisht 0-1.

Në duelin ndërmjet Vushtrrisë dhe Drenicës u realizuan katër gola, por që u mbyll pa fitues, pasi që rezultati në fund ishte 2-2.

Gazeta SHESHI ju transmeton më poshtë formacionet zyrtare, rastet, golat dhe gjithçka tjetër nga këto tri përballje.

🎯 Feronikeli vs. Flamurtari 2-1

⏳ Mbyllet ndeshja!

➕3⃣ minuta shtesë!

⏱ 85′ Ylli Hoxha (Fer) gjuan nga ndërprerja, por godet vetëm traversën.

⏱ 79′ Lorik Maxhuni (Fla) godet pingulen nga afërsia në tentim për të harkuar.

⚽ 72′ Goool… Shend Kelmendi (Fla) ka realizuar pas një aksioni model të Flamurtarit.

 50′ Goool… Mendurim Hoti (Fer) pasi shërbehet bukur nga Kastriot Rexha gjuan për mrekulli dhe realizon për 2-0.

⏱ Nis pjesa e dytë!

⌛ Mbyllet pjesa e parë!

➕1⃣ minutë shtesë!

⚽ 39′ Goool… Mendurim Hoti (Fer) ka gjetur këndin e lirë të ‘gardianit’ Erind Selimaj për të gjuajtur me saktësi për 1-0.

⏱ 37′ Mendurim Hoti (Fer) gjuan me kokë, por pret Erind Selimaj.

⏱ 
35′ Kastriot Rexha (Fer) tenton sërish goditjen me kokë, por sërish pret Erind Selimaj.

⏱ 27′ Jean Da Silva (Fer) depërton bukur në krahun e djathtë gjuan bukur, por pret ‘gardiani’ Erind Selimaj.

⏱ 19′ Kastriot Rexha (Fer) gjuan me kokë, por vetëm jashtë portës.

⏱ 18′ Astrit Fazliu (Fer) godet pingulen nga afërsia.

⏱ 14′ Da Silva (Fer) gjuan afër zonës, por vetëm në duart e ‘gardianit’ Erind Selimaj.

⏱ 
10′ Besmir Bojku (Fer) gjuan nga distanca, por vetëm jashtë portës.

⏱ 09′ Arbër Prekazi (Fer) gjuan me kokë, por vetëm jashtë portës.

⏱ 03′ Mendurim Hoti (Fer) gjuan afër zonës mbi portë.

⏱ Ka nisur ndeshja!

📝 Formacionet zyrtare:

📍Feronikeli: Troshupa, Lladrovci, Prekazi, Thaqi, Islami,  Dabiqaj, Bojku, Hoti, Fazliu, Da Silva, Rexha. 👨‍🏫Kryetrajner: Dejan Vukiçeviq.

📍Flamurtari: Selimaj, Granchov, Maxhuni, Isljami, Dumani, Krasniqi, E.Zeqiri, Bruqi, A.Zeqiri, Kelmendi, Talloviq. 👨‍🏫 Kryetrajner: Artim Shaqiri

🔎 Gjyqtarë: Selim Isufi, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Shpëtim Murtezi

🏟 Stadiumi: “Rexhep Rexhepi” – Drenas

🎯 Vushtrria vs. Drenica 2-2

⏳ Mbyllet ndeshja!

➕3⃣ minuta shtesë!

⚽ 89′ Goool… Nertil Hoxhaj (Vush) ekzekuton në mënyrë briliante një goditje dënimi dhe realizon për 2-2.

⏱ 70′ Genc Hamiti (Dre) godet traversën me kokë nga afërsia.

⏱ 68′ Dior Zabërgja (Vush) gjuan me kokë, por pret ‘gardiani’ Arion Ymeri.

⚽ 64′ Goool… Harmon De Gawe (Dre) gjuan për mrekulli me të djathtën brenda zonës dhe realizon një super gol për ta rikthyer epërsinë e udhëtuesve, 1-2.

⏱ Nis pjesa e dytë!

⌛ Mbyllet pjesa e parë!

⏱ 39′ Qemail Elshani (Dre) shpërdoron një rast të pastër shënimi, derisa gjuan vetëm jashtë portës.

⏱ 38′ Princ Balde (Dre) gjuan me kokë jashtë portës.

⏱ 37′ Ian Agusto (Vush) nuk arrinë ta dërgojë drejt rrjetës një top brenda zonës.

⚽ 27′ Goool… Ian Agusto (Vush) pasi pranon një top të bukur afër zonës, gjuan për mrekulli dhe realizon për 1-1.

⏱ 20′ Diellon Dragusha (Vush) provon goditjen nga distanca, por pret ‘gardiani’ Arion Ymeri.

⚽ 06′ Goool… Qemail Elshani (Dre) gjuan bukur me kokë pas harkimit të Shkëlzen Lushtakut dhe realizon për 0-1.

⏱ Ka nisur ndeshja!

📝 Formacionet zyrtare:

📍 Vushtrria: Manxholli, Lushtaku, Zabërgja, Dragusha, Azemi, Fazliu, Hoxhaj, Ahmeti, Vinicius De Souza, Ian Agusto, Henrique De Paula. 👨‍🏫 Kryetrajner: Antonio Toma

📍 Drenica: Ymeri, Balde, Sykaj, Thaqi, Bejta, Lushtaku, D.Mustafa, Abazi, Hamiti, Harmon, Elshani. 👨‍🏫 Kryetrajner: Ibrahim Vojvoda

🔎 Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Lumturije Muhadri, Visar Kastrati

🏟 Stadiumi: “Ferki Aliu” – Vushtrri

🎯 Dukagjini vs. Ferizaj 0-1

⏳ Mbyllet ndeshja!

➕5⃣ minuta shtesë!

⚽ 85′ Goool… Edon Sadriu (Fer) gjendet bukur në zonë dhe me të majtën plason topin drejt rrjetës, 0-1.

📒 71′ Denis Haliti (Duk) ndëshkohet me karton të verdhë!

⏱ 62′ Alban Rexhepi (Fer) gjuan me të djathtën brenda zonës, por vetëm rrjeta e jashtme.

📒 60′ Viktor Kuka (Fer) ndëshkohet me karton të verdhë!

📒 58′ Altin Merlaku (Duk) ndëshkohet me karton të verdhë!

⏱ 55′ Leorant Mamullaku (Duk) godet pingulen nga afërsia, duke shpërdoruar një rast të pastër shënimi.

⏱ Nis pjesa e dytë!

⌛ Mbyllet pjesa e parë!

➕2⃣ minuta shtesë!

📒 40′ Filonit Shaqiri (Fer) ndëshkohet me karton të verdhë!

⏱ 38′ Adenis Shala (Fer) nuk arrinë të gjuajë drejt portës, duke shpërdoruar një rast të mirë shënimi.

⏱ 28′ Husein Demiri (Duk) gjendet i vetëm me ‘gardianin’ Donat Kaçiu, por gjuan mbi portë.

⏱ 26′ Husein Demiri (Duk) shpërdoron një rast të pastër shënimi, derisa godet pingulen nga afërsia.

⏱ 21′ Dardan Çerkini (Duk) provon goditjen nga ndërperja, por topi shkon mbi traversë.

📒 20′ Ilir Syla (Duk) ndëshkohet me karton të verdhë!

⏱ 07 Ilir Mustafa (Duk) gjuan nga largësia, por në fundore e dëbon topin ‘gardiani’ Donat Kaçiu.

⏱ Ka nisur ndeshja!

📝 Formacionet zyrtare:

📍 Dukagjini: Neziri, Syla, Jashanica, Haliti, Lloga, Mamullaku, Dushi, I.Mustafa, Beqiri, Merlaku, Demiri. 👨‍🏫 Kryetrajner: Xhengis Rexhepi.

📍 Ferizaj: Kaçiu, Jashari, Bardhi, Qerkini, Kuka, Hyseni, Z.Mustafa, Shaqiri, Rexhepi, Shala, Karahoda. 👨‍🏫 Kryetrajner: Bekim Isufi

🔎 Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Fatmir Abrashi, Hekuran Osmani, Gramos Shala

🏟 Stadiumi: “18 Qershori” – Klinë

/Gazeta Sheshi/