Feronikeli – Prishtina, formacionet e mundshme

Nesër luhet derbi i xhiros së gjashtë i Vala Superligës ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës. Të dy skuadrat pretendojnë titullin këtë edicion dhe kjo ndeshje ka domethënie të madhe.

Për dallim nga trajneri i Prishtins, gjermani Lutz Lindemann, i cili i ka të gjithë futbollistët në dispozicion, homologu i tij te Feronikeli, Afrim Tovërlani nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesve kryesorë, Blerand Kurtishaj dhe Mendurim Hoti të ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e fundit me Drenicën, shkruan Gazeta Sheshi.

Por, Tovërlani ka alternativa për këtë repart ashtu sikurse Lindemann që do ta ketë të vështirë të përcaktohet për futbollistët që do të startojnë.

Këto pritet të jenë përbërjet e mundshme të të dy ekipeve.

                       Feronikeli

Neziri

Krasniqi – Haliti – Gërbeshi – Limani

Shabani – Maliqi

Lladrovci (Milicaj) – Zhdrella – Livoreka

Zeka

                            Prishtina

Muçiqi

Maxhuni – Dallku – Kukaj – Leci

Boshnjaku – Curri

Pevqeli                                Krasniqi

Jonuzi – Khalid