Feronikeli – Prishtina, derbi që sjell mediat e huaja në Kosovë (FOTO)

Fundjava na rezervon njërën nga përballjet më interesante të këtij stinori pa as edhe një dyshim. Kampioni në fuqi Feronikeli i bën “konak” liderit aktual të Superligës, Prishtinës, në sfidën që pritet të zhvilohet të shtunën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, shkruan Gazeta Sheshi.

Interesim për ta ndjekur nga afër këtë ndeshja kanë shfaqur edhe mediumet e huaja. Europian Press Photo Agency e njohur ndryshe si EPA ka vizituar skuadrën e Feronikelit në mëngjesin e së martës, duke pasquruar kështu në një tjetër dimension futbollin kosovar.

Kujtojmë që agjencia EPA e njohur në Europë ka përcjellur edhe aktivitetetet e përfaqësueses së Kosovës në debutimin historik të Finlandës.


/Gazeta Sheshi/