Feronikeli “përmbys” një Besë fantastike, Llapi dhe Gjilani “kënaqen” me barazim

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së tretë dhe janë regjistruar rezultate mjaft interesante.

Feronikeli ka përmbysur Besën në “Rexhep Rexhepi”, derisa Llapi dhe Gjilani kanë zhvilluar një 90 minutësh të çmendur në “Zahir Pajaziti” për tu ndarë në fund me rezultatin e barabartë, shkruan Gazetasheshi.com.

Si çdo ndeshje këtë edicion Gazetasheshi.com ka përcjellur live edhe këto dy takime:

Llapi – Gjilani 1-1

  • Mbyllet ndeshja!
    84′ Mundësi fantastike për skuadrën e Gjilanit, derisa Karahoda nuk arrinë të godasë portën i vetëm. Protesta të ashpëra nga mysafirët në pretendim për penalti.
    82′ Emini gjendet në mundësi ballore me Kaçiun, por gjuan vetëm mbi portë.
    71′ GOL. Betim Haxhimusa realizon një gol tejet të bukur duke e paraboluar Ademinin, 1-1.
    63′ Namani nuk arrinë të shfrytëzon një harkim të bukur të Zhdrellës, për më tepër një dalje të pamenduar të Kaçiut, duke gjuajtur me kokë mbi portë.
    54′ Blakçori provon parabolën, por i vëmendshëm tregohet Kaçiu.
    47′ GOL. Miran Maksuti gjendet për mrekulli në zonë pas harkimit të Namanit dhe zhbllokon rezultatin 1-0.
    Starton pjesa e dytë!Mbyllet pjesa e parë!
    45′ Begolli gjuan për mrekulli me kokë pas harkimit të Zhdrellës me topin që përplaset me pingulen e Kaçiut.
    44′ Karahoda gjuan me kokë për mrekulli, por topi shkon fare pranë pingules.
    42′ Shaqiri gjuan për mrekulli nga largësia, por sërish pret Ademi.
    41′ Skemë e mirë nga kuq e bardhët, derisa përmes ndërperjes provojnë me Haxhimusën, por golin ia mohon Ademi.
    28′ Emini godet nga largësia, por pret me vështirësi Kaçiu.
    18′ Zhdrella harkon bukur për Sinanin, i cili me kokë gjuan pranë portës së Malokut.
    15′ Shumë ndërprerje në “Zahir Pajaziti” dhe pak raste për shënim.
    05′ Karahoda provon me të parë një goditje afër zonës, por goditja ishte më e largët se caku i pretenduar.
    -Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Llapi: Ademi, Jashari, Sinani, Blakqori,  B. Emini, Namani, E. Zeqiri, Zhdrella, L. Emini, Begolli, Maksuti. Kryetrajner: Tahir Batatina.

Gjilani: Kaçiu, Papuqi, Bekteshi, Hyseni, Thaqi, D. Mustafa, Shaqiri, Haxhimusa, Karahoda, Eminhaziri, Rusi. Kryetrajner: Arbnor Morina.

Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Driton Preniqi, Fatmir Abrashi, Labinot Fejzaj

Feronikeli – Besa 2-1

  • Mbyllet ndeshja!
    80′ GOL. Qemajl Elshani realizon nga një pozitë e vështirë për ti kaluar vendasit në epërsi 2-1.
    80′ Maliqi për pak sa nuk përfiton nga një pasiguri e ‘gardianit’ Haxhijaj, duke goditur traversën me kokë.
    60′ GOL. Granit Airfaj realizon një gol të bukur për ta barazuar rezultatin.
    54′ GOL. Merlaku shfrytëzon në maksimum një harkim të Gashit, duke gjuajtur me kokë për mrekulli dhe duke zhbllokuar ndeshjen 0-1.
    49′ Rast fantastik për Arifajn i cili i vetëm me ‘gardianin’ Haxhijaj gjuan mbi portë.
    47′ Elshani gjendet befas në pozitë të mirë shënimi, por reagimi tij lë shumë për të dëshiruar.
    Starton pjesa e dytë!Mbyllet pjesa e parë!
    45′ Provon Lushtaku goditjen nga ndërprerja, por vetëm mbi portën e Haxhijajt.
    36′ Gashi për pak sa nuk e befason Malokun nga gjysma e fushës, fati ‘gardianit’ vendas që topi shkon mbi traversë.
    30′ Dominim i skuadrës vendase, por pejanët mbrohen mjaft mirë duke mos lejuar të mposhten lehtë.
    18′ Ndërprerje të shumta edhe në “Rexhep Rexhepi”, duke mos patur shumë raste shënimi.
    13′ Elshani harkon për Maliqin që gjuan me kokë mbi traversën e Haxhijajt.
    -Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Maloku, Shala, Thaqi, Prekazi, Haliti, Dabiqaj, Milicaj, Maliqi, Lushtaku, Elshani, Hoxha. Kryetrajner: Gani Sejdiu.

Besa: Haxhijaj, Rama, Millosheviq, Papuqi, Gashi, Rexhaj, Sheqerolli, Qorraj, Kasapi, Merlaku, Hoxha. Kryetrajner: Valdet Shoshi.

Gjyqtarë: Visar Kastrati, Granit Hyseni, Elivs Bicaj, Alban Shala

/Gazeta Sheshi/