Feronikeli në mesin e 35 ekipeve pa humbje në Evropë

Tashmë kanë kaluar disa xhiro në të gjitha kampionatet evropiane, por pak ekipe qëndrojnë ende pa humbje në këtë fillim sezone.

Në total janë 35 ekipe nga 22 kampionate të ndryshme evropiane që ende nuk kanë pësuar ende as edhe një disfatë të vetme.

Në mesin e tyre është edhe skuadra e Feronikelit që pas gjashtë javësh kryeson kampionatin elitarë në Kosovë, raporton Gazetasheshi.com.

Dy herë kampionët e vendit kanë regjistruar katër fitore dhe dy barazime në këtë start kampionati dhe me të drejtë kryesojnë klasifikimin.

Në mesin e skuadrave të pamposhtura në Evropë janë edhe dy klube nga kampionati shqiptarë. Fjala është për Skënderbeun e Korçës dhe Laçin.

Ndëkohë janë disa klube të njohura evropiane të cilat përveçse nuk kanë pësuar ende asnjë disfatë kanë arritur ti fitojnë të gjitha ndeshjet të cilat i kanë zhvilluar në kampionatet e tyre rrespektive.

Bayern Munich, PSG, PSV, Liverpool, Juventus, Salzburg, PAOK, Olympiacos, Panathinaikos dhe Young Boys janë ekipet që i kanë fituar të gjitha duelet në kampionatet ku bëjnë gara ata.

Më poshtë Gazetasheshi.com u sjell listën e 35 skuadrave pa humbje deri më tani në Evropë:

Hertha Berlin – Gjermani
Borussia Dortmund – Gjermani
Werder Bremen – Gjermani
Bayern Munich – Gjermani
Barcelona – Spanjë
Real Madrid – Spanjë
Athletic Bilbao – Spanjë
Manchester City – Angli
Liverpool – Angli
Chelsea – Angli
Juventus – Itali
Benfica – Portugali
Braga – Portugali
Sporting Lisbona – Portugali
PSV – Holandë
RB Salzburg – Austri
Hearts – Skoci
Dinamo Zagreb – Kroaci
Slavia Bratislava – Sllovaki
Maribor – Slloveni
Kalju – Estoni
Olympiacos – Greqi
Panathinaikos – Greqi
Atromitos – Greqi
Paok – Greqi
Ferencvaros – Hungari
Linfield – Irlandë Veriore
Sparta Praga – Çeki

Zenit – Rusi
Crvena Zvezda – Serbi
Young Boys – Zvicër
Feronikeli – Kosovë

Skënderbeu – Shqipëri
Laçi – Shqipëri

/Gazeta Sheshi/