Feronikeli – Liria 2:0

187

Feronikeli pret Lirinë nga Prizreni me të vetmin qëllim fitoren. Një tre pikësh i rradhës do ti bënte lider të përkohshëm djemtë e Afrim Tovërlanit, ndërkohë që çdo pikë e marrë nga ky udhëtim i vështirë në Drenas do të ishte pikë ari për “arpagjikët” që luftojnë me mish e me shpirt për ti ikur zonës së ftohtë të klasifikimit, njofton Gazeta Sheshi.

Duelin do ta drejtojë njëri ndër gjyqtarët më të mirë në vend Genc Nuza, derisa pritet të fillojë nga ora 14:00.

90+2′ Mbyllet ndeshja. Feronikeli triumfon përballë Lirisë 2:0.

90+1′ Liridon Fetahaj rrezikon për miqtë, pret Neziti. Besoni apo ajo, mundësia e parë për shënim e Lirisë.

88′ Livoreka në mundësi ideale për shënim, por goli i mohohet nga një futbollist mbrojtës i Lirisë që largon topin nga vija fatale e portës.  Gjyqtari kryesor Nuza shpërfilli lajmërimin e anësorit për pozitë jashtë loje, pasi Livoreka u inkuadrua nga plani i dytë.

50′ Mevlan Zeka realizon pas një aksioni model të futbollsitëve vendas. Ky është goli i shtatë në këtë edicion për sulmuesin gjakovar.

46′ Starton pjesa e dytë, futbollistët vendas në aksion.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë me epërsinë minimale të vendasve.

28′ Goool. Milicaj realizon një super gola nga goditja nga këndi.

20′ Dominim i lehtë i skuadrës vendase, që përmes krahëve mundohet të gjejë koridorin drejt golit.

01′ Fillon ndeshja me futbollistët e Lirisë në aksion.