Feronikeli konfirmon ndryshimet e mëdha për afatin kalimtar të janarit

Feronikeli nuk është më i njejti. Gazeta SHESHI raportoi ekskluzivisht në mëngjesin e së hënës (9 dhjetor) në lidhje me revolucionin e madh që pritet të ndodh në këtë klub gjatë afatit kalimtar të janarit, me ç’rast shumë nga futbollistët titullarë do të lirohen.

Emra të njohur si Kastriot Rexha, Astrit Falziu, Arbër Prekazi, Yll Hoxha, Albutrnit Morina, Haxhi Neziraj dhe Lulzim Doshlaku, janë të lirë të gjejnë klube të reja.

Këta janë baza e ekipit të Feronikelit nga stinori shkuar, por fati i njëjtë mund ta përcjell edhe malazezin Milos Krokotic.

Tashmë këto largime janë konfirmuar zyrtarisht nga klubi i Feronikelit që përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar për ndryshimet e mëdha që priten të ndodhin gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Kryetrajneri, Agim Sopi, së bashku me Këshilltarin e Presidentit, Albert Bunjaku, kanë bërë biseda individuale me futbollistë të caktuar, të cilët nuk pritet të jenë në planet e kryetrajnerit për pjesën e mbetur të sezonit dhe po të njejtëve futbollistë i është sygjeruar që të kërkojnë klub të ri, gjithnjë duke mos dashur të kenë ngecje në karrierat e tyre.

Kjo në asnjë moment nuk nënkupton që këta futbollistë janë të panevojshëm, apo që nuk kanë kualitetin e duhur, mirëpo disa prej tyre nuk përshtaten me sistemin e lojës që kërkon kryetrajneri, Agim Sopi.

Ne si klub, i falënderojmë jashtë mase të gjithë futbollistët që FC Feronikelin e shpallën Kampion të Kosovës, fitues të Kupës së Kosovës dhe bënë një kampanjë dinjitoze edhe në fazat e Champions League e Europa League”.

Më poshtë mund ta gjeni edhe kumtesën e plotë të klubit nga “Rexhep Rexhepi”:

FC Feronikeli me ndryshime të mëdha gjatë afatit kalimtar të janarit

/Gazeta Sheshi/