Feronikeli – Flamurtari, rezultat befasues

Flamurtari i rikthyer pas një kohe të gjatë në Superligë, e ka mposhtur para pak qastesh Feronikelin në miqësoren e luajtur në Drenas me shifrat 2:1.

Ekipi nga Drenasi kishte avancuar me golin e Behar Maliqit të realizuar nga penalltia, teksa kryeqytetasit kanë barazuar me Qëndrim Dautajn, teksa golin e fitores e ka shënuar ardhja e fundit, Blend Baftiu, transmeton Gazetasheshi.com.

Ky ishte testi gjeneral për Feronikelin që deri më tash kishte luajtur me skuadra të nivelit më të ulët.