Feronikeli fiton në fund, Llapi minimalisht ndaj Drenicës

Dy herë kampioni i Kosovës, Feronikeli ka fituar me shumë vështirësi ndaj Vllaznisë së Pozheranit 1:0.

Golin e vetëm në këtë ballafaqim e ka shënuar sulmuesi, Granit Arifaj në minutën 89, duke mos lejuar befasi që në xhiron e parë.

“Nikli” ka dominuar duelin, teksa Vllaznia me shumë sukses është mbrojtur deri në fund, por që nuk kishte fatin të dalë me një pikë nga stadiumi “Rexhep Rexhepi”.

Ndërkohë, në duelin tjetër, Llapi ka fituar minimalisht ndaj Drenicës, 1:0. Shënues i vetëm në këtë ballafaqim ishte sulmuesi i ri, Mirlind Daku në minutën 58.

Skuadrat kanë treguar lojë të pëlqyeshme, por që vendasit kanë dominuar më shumë dhe kanë krijuar shumë raste shënimi për të realizuar vetëm një herë.