Feronikeli favorizohet sërish për titull

Fronikeli nga Drenasi, që fitoi dy tituj të kampionit në dy vitet e fundit, synon që ta bëjë het-trikun në sezonin 2016/2017 dhe kështu të dalë edhe në garat ndërkombëtare.

E një gjë të tillë, mund t’ia mundësojnë sulmuesit e rrezikshëm që ka në skuadër, të cilët në sezonin 2015/2016, ishin në top – formë, shkruan Teleskopi.net.

Mendurim Hoti ishte më i miri te kampionët me 12 gola të shënuara, ndërkaq, Mevlan Zeka realizoi 8 gola.

Por, në kampionatin e ri ‘Nikli’ e ka në skuadër edhe shënuesin më të mirë në Kosovë në dy vitet e fundit.

Bëhet fjalë për Blerand Kurtishajn, i cili nga Trepça ’89, kaloi te Feronikeli dhe kampionatin që e lamë pas, u shpall më i miri me 18 gola.

Pra, në sezonin 2015/2016, treshja që tashmë është pjesë e Feronikelit, sëbashku kishin shënuar 38 gola dhe do të jenë rrezik i madh për kundërshtarët, e për këtë arsye duhet t’i frikësohen të gjithë.

Jo – zyrtarisht mësohet se kampionati i ri do të nisë me 20 gusht.