Feronikeli e zyrtarizoi miqësoren e luksit, por te Milani ende asnjë reagim

Feronikeli e ka zyrtarizuar sot në faqen e saj një ndeshje miqësore që do të luhet me gjigantët evropian të Milanit.

Sipas klubit kampion negociatat për këtë miqësore me gjigantin italian para disa ditësh dhe sot është vendosur për zhvillimin e kësaj miqësore.

Megjithatë, nuk ka ende një datë zyrtare, ndërsa Feronikeli shkruan se do të njoftoheni me kohë, shkruan Telegrafi.com.

Por nga ana e klubit të Milanit nuk ka asnjë komunikatë në lidhje me këtë miqësore.

Edhe ueb faqja e njohur italiane, që shkruan vetëm për lajmet e Milanit,  “MilanNews.it”, ka raportuar se nuk ka ende asnjë informacion në lidhje me këtë miqësore.

Mbetet për t’u parë se kur klubi i Milanit do të publikojnë datën për këtë miqësore, që mezi po pritet në Kosovë.