Feronikeli e njofton Arbërinë me ‘forcën’ e Superligës, realizojnë edhe përforcimet

Feronikeli ka triumfuar në miqësoren e radhës, teksa ka mposhtur elitarët e rinj të Arbërisë me rezultat të pastër 2-0, raporton Gazetasheshi.com.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, djelmoshat e Afrim Tovërlanit shfaqën një ndeshje tejet të bukur, teksa realizuan vetëm dy herë nga shumë raste për shënim që kishin.

Mendurim Hoti dhe ardhja më e re e kësaj skuadre Adem Maliqi, shënuan për “industrialistët”.

Për të dy këto skuadra ky ishte dueli i fundit kontrollues, pasi që në javën e ardhshme pritet të startojë kampionati elitar.

Feronikeli në xhiron e parë do të përballet me Gjilanin, ndërkohë Arbëria sfidohet nga Trepça ’89.

/Gazeta Sheshi/