Feronikeli e Drenica fitojnë si mysafirë, këndellet Prishtina

153

Sot janë zhvilluar pesë ndeshje tejet interesante në kuadër të javës së 22-të në Raiffeisen Superligë. Skuadra kampione në fuqi, Feronikeli ka shënuar fitore si mysafire kundër Trepçës’89 në stadiumin “Riza Lushta”, me rezultat 3:1.

Skuadra e Afrim Tovërlanit krijoi epërsi prej dy golash qysh pas 16 minutash,  me golat e Mendurim Hotit (3’) dhe Mevlan Zekës (16’). Ky i fundit realizoi edhe golin e tretë për skuadrën nga Drenasi në minutën e 60-të, derisa golin e nderit për Trepçën’89 e shënoi nigeriani Rasak, në minutën e 78-të. Fitore tejet të rendësishme si mysafire ka realizuar edhe Drenica, duke e mposhtur Dritën në Gjilan, me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Granit Arifaj, në minutën e 84-t.

Ndërkohë, fitores këtë javë iu gëzua edhe Prishtina, duke e mundur Gjilanin në kryeqytet, me rezultat 1:0, me golin e realizuar nga penalltia nëpërmjet Berat Hysenit. Një gol për tri pikë i mjaftoi edhe Vushtrrisë, e cila e mundi Istogun, me golin e shënuar nga Lulzim Nezirit, në minutën e 14-të. Ndërkohë, në ndeshjen Besa-Llapi kanë munguar golat, megjithëse të dyja skuadrat paraqitën një lojë shumë të mirë dhe me shumë raste.

Raiffeisen Superliga – Java e 22-të
Hajvalia – Liria 3-0
Trepça ’89 – Feronikeli 1-3
Besa -Llapi 0-0
Drita – Drenica 0-1
Vushtrria – Istogu 1-0
Prishtina – Gjilani 1-0