Feronikeli – Drita, dueli në statistika

Feronikeli dhe Drita, do ta hapin javën e 8-të me ndeshjen e cila do të luhet sot nga ora 15:00 në Drenas, shkruan Infokusi.com.

Ky duel do të jetë i 16-ti ndërmjet këtyre dy skuadrave.

Nëse i shikojmë përballjet e mëhershme, shohim statistika interesante dhe të përafërta.

Feronikeli ka 7 fitore, Drita 5 ndërkaq 3 herë skuadrat janë ndarë me rezultat të barabartë.

Mbetet të shihet se a do të jetë fitorja e 8-të e Feronikelit, e 6-ta e Dritës apo do të ndodhë barazimi i 4-të ndërmjet këtyre dy skuadrave.

Feronikeli – Drita, nis në ora 15:00 në ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.