Feronikeli – Drita, bastet sportive favorizojnë këtë skuadër

482
Feronikeli - Drita, ndeshja kryesore e xhiros së 23-të

Gjatë ditës së sotme (e diel) do të zhvillohet ndeshja e fundit në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Feronikeli – Drita është ndeshja që mbyll këtë javë, ndeshje e cila pritet të jetë shumë interesante.

Të dy skuadrat do të hynë në këtë ndeshje vetëm për fitore. “Nikli” është në garë për pozicionim më të lartë në tabelë, kurse “Intelektualët” janë në garë për titullin e kampionit.

Bastet e njohura sportive e favorizojnë Dritën në këtë përballje. Kuota e fitores së skuadrës së drejtuar nga Ardian Nuhiu është 2.26.

Fitorja e Feronikelit llogaritet me kuotën 3.04, kurse barazimi ka kuotën 3.16.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ndeshja mes Feronikelit dhe Dritës zhvillohet në “Rexhep Rexhepi” nga ora 13:30 dhe ne do t’iu mbajmë të informuar për çdo gjë rreth kësaj ndeshje.