Feronikeli ‘dobëson’ Drenicën, këta janë dy lojtarët që priten të përfundojnë në Drenas (FOTO)

Feronikeli është njëri ndër klubet më aktive në afatin kalimtar të janarit. “Industrialistët” e kanë nisur herët fazën e revolucionit, teksa krahas largimeve janë duke punuar në vazhdimësi në afrimin e futbollistëve, shkruan Gazetasheshi.com.

Kristi Kullaj, Simon Loshi, Keith Groeneveld dhe Ilir Berisha janë katër transferimet e para të kampionëve në fuqi.

Gazeta “SHESHI” merr vesh ekskluzivisht se klubi nga Drenasi synon që ti rikthej në “Rexhep Rexhepi” dy futbollistët e huazuar te Drenica, Prince Balden dhe Nicolas Andrews.

Princ Balde duke u prezantuar te Drenica

Balde dhe Andrews u huazuan te Drenica nga skuadra e Feronikelit në janarin e këtij viti.

Kontrata e huazimit tashmë u ka skaduar të dy futbollistëve dhe siç merr vesh Gazeta “SHESHI” ata priten që të rikthehen në “Rexhep Rexhepi” pasi që pëlqehen nga kryetrajneri Agim Sopi.

Nicolas Andrews duke u prezantuar te Drenica

/Gazeta Sheshi/