Feronikeli – Besa, dueli në statistika

161

Feronikeli dhe Besa nisin edicionin e ri futbollistik me përplasjen mes vete, e cila do jetë takimi i trembëdhjetë më rradhë ndërmjet këtyre dy skuadrave. Gjatë këtyre përballjeve kampionët në fuqi kanë bilanc dukshëm më të mirë se pejanët, duke regjistruar gjashtë fitore, dy duele përfunduan me rezultat të barabartë dhe katër të tjera i triumfuan “Shqiponjat”, transmeton Gazeta Sheshi.

Është për tu theksuar fakti se pejanët nuk kanë triumfuar asnjëherë në udhëtim tek Feronikeli, ndërkohë që kërkojnë të thyejnë këtë tabu, me ç’rast ndjekin rrugën për titullin kampion, objektiv madhor i ekuipazhit të drejtuar nga Gani Sejdiu.

Në vazhdim ju sjellim disa nga statistikat e nxjerrë nga faqja zyrtare e skuadrës së Feronikelit:

Kampionati 2012/13
◄ Besa 2-1 Feroniekli
► Feronikeli 1-0 Besa
► Feronikeli 3-0 Besa

Kampionati 2013/14
◄ Besa 1-0 Feronikeli
► Feronikeli 3-1 Besa
◄ Besa 1-1 Feronikeli

Kampionati 2014/15
► Feronikeli 2-1 Besa
◄ Besa 1-1 Feronikeli
◄ Besa 1-0 Feronikeli

Kampionati 2015/16
► Feronikeli 2-1 Besa
◄ Besa 2 -1 Feronikeli
► Feronikeli 3-1 Besa

Kampionati 2016/17
► Feronikeli – Besa sot ora 16:00

/Gazeta Sheshi/