Ferizaji e Shqiponja fitojnë si mysafirë

106

Të shtunën u luajtën dy ndeshje të javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, njofton FHK.

Kampioni aktual, Ferizaj nuk lejoi befasi në ndeshjen në Gjilan. E mposhti Dritën me rezultat 40:23. Pas kësaj fitore Ferizaj renditet në vend të katërt me 18 pikë. Drita është e dhjeta me 4 pikë.

Si mysafire fitoi edhe Shqiponja e Gjakovës. Ajo e mposhti skuadrën deçanase Jusuf Gërvalla me rezultat 35:19. Shqiponja është e gjashta me 14 pikë, kurse Jusuf Gërvalla mban vendin e tetë me 10 pikë.

Ndeshjet tjera janë të dielën.