Ferizaj u mposht në shtëpi nga Llapi, Tovërlani tregon arsyen

Ferizaj është mposhtur në shtëpi nga Llapi me rezultat 0:1 dhe në këtë mënyrë ia ka vështirësuar edhe më tepër vetes punën drejt arritjes së synimit për këtë edicion, shmangien nga zona e rrezikut në renditje.

Trajneri, Afrim Tovërlani ka thënë se skuadra e tij mund të merrte së paku një barazim, megjithëse sot nuk tregoi lojë të mirë.

“Dihet çfarë kapaciteti ka Llapi, skuadër që në tre vjetët e fundit ka pasur ambicie serioze. Realisht, ky është kaçiku ynë edhe pse golin e pësuam nga një pakujdesi, ndërsa në fund e patëm mundësinë të barazojmë, megjithëse sot nuk krijuam shumë raste”, është shprehur Tovërlani për Super Sport Kosova.

“Toki” shpreson që Ferizaj të tubojë sa më shumë pikë në këtë pjesë të kampionatit.  “Na duhet të luftojmë dhe të marrim sa më shumë pikë në ndeshjet e mbetura të stinorit vjeshtor, e pastaj të ulemi dhe të bisedojmë e të shohim çfarë mund të bëjmë, sepse me këtë potencial të lojtarëve që i kemi do të jetë vështirë”, ka shtuar Tovërlani.

Ferizaj aktualisht është në pozitën e parafundit me vetëm 11 pikë, por ka mundësi që në mesjavë të përmirësojë pozitën, pasi luan me KEK-un në ndeshjen e mbetur.

Ndiq edhe renditjen e plotë tabelare:

Renditja e ‘çmendur’ në Ipko Superligë pas javës së 14-të (FOTO)