Ferizaj – Trepça '89, kjo ndeshje është për histori

326

Trepça ’89 në pesë xhirot e para të Superligës ka shfaqur ndeshje të mira dhe jo rastësisht ka tubuar 12 pikë.

Së fundmi, mitrovicasit fituan në fushën e Ferizajt 1:0 me golin e Arbër Potokut të realizuar në kohën shtesë.

Dhe, kjo fitore e “Minatorëve” është e para në histori e realizuar në stadiumin “Ismet Shabani” në kuadër të Superligës, shkruan Gazeta Sheshi.

89-shi e kishte mposhtur edhe njëherë më parë Ferizajn në shtëpi 3:1 në kuadër të Kupës, por në ndeshje kampionale ia bëri sefte të dielën.