Ferizaj pranon rezultatet e futbollistëve për “COVID-19”

Klubi Futbollistik “Ferizaj” ka pranuar rezultatet për futbollistët dhe anëtarët e stafit në testet e bëra për “Covid-19”, raporton Gazetasheshi.com.

Të gjithë futbollistët dhe anëtarët e stafit kanë rezultuar negativ në testet e bëra. Kujtojmë që futbollistët e Ferizajt u ishin nënshtruar testeve mjekësore për “Covid-19” në mëngjesin e së shtunës (23 maj).

Lajmin e ka konfirmuar tashmë edhe faqja zyrtare e klubit ferizajas:

“IKSHPK ka dalur me rezultatet e testeve që i ka bërë sot skuadrës tonë, ku për fat të mirë të gjithë futbollistët e klubit tonë staffi teknike dhe personeli i klubit tonë kanë dalur negativ në testimin për COVID19.

Ne si klub do të vazhdojmë me stërvitje normale, por me kujdes të madhë. Ne jemi duke u pregatitur maksimalisht për të arritur synimet tona”, thuhet ndër të tjerash në komunikatë.

Posted by FC Ferizaj on Saturday, May 23, 2020

/Gazeta Sheshi/