“Ferizaj ka mbetur në mëshirën e Zotit dhe shumë afër shuarjës”

450

Klubi Futbollistik “Ferizaj” është duke kaluar periudhën më të keqe që nga themelimi i klubit, shkruan Gazetasheshi.com

Klubi sic duket është shumë afër shuarjes për shkak të krizës së madhe financiare që ka kapluar “Ujqit”.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit, ata kanë lutur kryetarin e komunës që t’i ndalin në ndihmë.

Më poshtë e keni postimin e plotë:

Ferizaj ka mbetur në mëshirën e Zotit dhe shumë afër shuarjës.

Kriza e madhe financiare që ka kapluar klubin tonë gjendje e mjerueshme në klub detyrohemi që ndeshjët e radhës mos ti zhvillojmë fare dhe të largohemi nga garat.

Eshtë mëkat i madhë një qytet si Ferizaj me biznismenë më të fuqishëm në Kosovë të mos përkrahet klubi i vetëm i qytetit me traditë 98 vjeçare.

Lusim Kryetarin e Komunës z.Agim Aliu aksionerët që janë në klub ti dalin në ndihmë klubit tonë, përndryshe ky është lajmrimi i fundit para shuarjës. Dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë gjendje të rënd.

/Gazeta Sheshi/