Ferizaj filloi përgatitjet me trajnerin e ri

Skuadra më e përforcuar këtë dimër, Ferizaj sot ka startuar me stërvitje. Të pranishëm ishin të gjithë futbollistët që djersitën fanellën e skuadrës në vjeshtë, kurse u panë edhe përforcimet e deritanishme.

Po ashtu, i pranishëm ishte edhe trajneri i ri, shqiptari nga Maqedonia, Argjend Beqiri, njofton faqja e klubit në facebook, transmeton Gazetasheshi.com.

Qysh në stërvitjen e parë është vërejtur entuziazmi i organizimit te klubit ferizajas dhe puna profesionale e trajnerit të mirënjohur, Beqiri.

Në klub mendojnë se ndryshimet e bëra do të sjellin rezultate positive në pranverë.