Feniksi shfaq formë fantastike edhe ndaj izraelitëve të Tel Aviv, ja rezultati final

291

Kampioni i Kosovës në futsall, Feniksi i Drenasit, ka shënuar fitore të thellë në “UEFA Futsal Cup”, garën e vetme të UEFA-s për klube të futbollit në sallë.

Feniksi ka mposhtur ekipin nga Izrale Tel Aviv me rezultat 6:0, me golat e realizuar nga Rodek X2, Ramadani, Marcelo dhe Belej.

Feniksi ndodhet në Grupin H dhe pas tre ndeshjeve ka po aq fitore.