Feniksi ia bën sefte, luan në Evropë

Për dallim nga Feronikeli dhe Prishtina, një skuadër e futsallit do të marrë pjesë në gara ndërkombëtare.

Feniksi që u shpall kampion, do të luajë në parakualifikime të UEFA Futsal Cup 2016/17, shkruan Gazeta Sheshi.

Ekipi nga Drenasi edhe zyrtarisht ka marrë ftesën për hedhjen e shortit në Nyon.

Kjo ftesë për Feniksin vije vetëm katër tre ditë pasi ata siguruan titullin e kampionit në futsall në Kampionatin e Kosovës ku e mposhtën Liburnin pas tri ndeshjeve me bilanc të përgjithshëm, 2:1 me fitore.

Skuadra nga Drenasi po vazhdon ta dominojë futsallin në Kosovë viteve të fundit pas investimeve që ka bërë në skuadër duke angazhuar yjet të njohur në skuadër si Mentor Mejzini, Shpend Ibrahimi e Narcis Alibegu.

13315384_351078391683149_1954955605730567658_n