Fenerbahçe nuk mjaftohet me Muriqin, tani e kërkon edhe një sulmues nga Kosova

Fenerbahçe ka shprehur interesim për futbollistin nga Kosova, Mërgim Berisha, i cili është pjesë e Red Bull Salzburg.

Ndonëse Federata e Futbollit të Turqisë i ka vendosur kufizime financiare klubit nga Stambolli, nga drejtuesit kërkohet transferimi i një sulmuesi tjetër.

Siç raporton “Aksam”, Fenerbahçe e ka gjetur zgjidhjen në Austri.

Mërgim Berisha, sulmuesi me prejardhje nga Kosova, është në shënjestër të Fenerbahçes tani.

Image result for mergim berisha"

Berisha ka qenë së fundmi pjesë e Altach, por u kthye te RB Salzburg ku ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar tri asistime në 17 ndeshje.