Fenerbahçe dhe Galatasaray në luftë për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi pritet që gjatë afatit kalimtar të verës të ndërrojë ambient në superligën turke.

Reprezentuesi i Kosovës ka lënë pas vetes një sezon të jashtëzakonshëm duke realizuar 17 gola dhe ka pasur tetë asistime në të gjitha garat.

Kjo ka bërë që të vijnë oferta të ndryshme duke përfshirë të Fenerbahçes dhe Galatasarayt.

Kjo e para raportohet si i ka ofruar Rizesporit dy milionë euro për sulmuesin shtatgjatë.

Por, “Cim Bom Bom” ka rritur ofertën për 500 mijë euro duke arritur shumën në 2.5 milionë euro.

Mbetet të shihet se ku do ta shohim në sezonin e ri 25-vjeçarin gjersa për të janë interesuar edhe francezët e Toulouset e spanjollët e Levantes, Celta Vigos e Real Betisit.

Ndryshe, futbollistin do ta shohim në ndeshjet e “Dardanëve” kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë në kuadër të kualifikueset e kampionatit evropian të vitit 2020.