Fekir i mahnitur nga paraqitja e Messit: ‘Ishte e pamundur të luaje kundër tij’

Lionel Messi ka regjistruar mbrëmë një paraqitje të jashtëzakonshme në përballjen kundër Olympique Lyon.

Argjentinasit i mjaftuan vetëm 18 minuta që të zhbllokonte rezultatin, kur shënoi një penallti në stilin ‘panenka’.

Ai në këtë ndeshje shënoi edhe një herë tjetër, si dhe shtoi dy asistime për shokët e skuadrës, duke qenë kështu më i miri në fushë.

Kjo paraqitje që erdhi si përgjigje për paraqitjen e Cristiano Ronaldos ndaj Atletico Madrid, e ka mahnitur yllin e Lyon, Nabil Fekir.

“Luajtëm ndeshje të mirë, por më i miri i historisë e bëri të pamundur për ne” ka thënë Fekir për ‘El Periodico’, transmeton lajmi.net.

“Kur ai nuk shënon, ai është duke asistuar. Kur nuk është duke asistuar, ai është duke organizuar lojën. Ishte e pamundur. Është i pakapshëm” ka thënë tutje francezi.

Kështu, Lionel Messi edhe njëherë u shfaq në skenë kur më së shumti i duhej skuadrës së tij, duke prodhuar diçka të jashtëzakonshme.