Fejohet Kylie Minogue

Po bie zilja e dasmës për Kylie Minogue! Sipas një lajmërimi në The Daily Telegraph, këngëtarja 47 vjecare australiane, është fejuar me aktorin anglez, Joshua Sasse.

Thashethemet e fejesës filluan kur Kylie u pa me një unazë me diamant në dorën e majtë në janar të këtij viti. Por, ajo gjithashtu u pa krah për krah me Sasse-n këtë jave në NME Aëards.

Gjrëat po marrin drejtim të mirë për Kylien. Këngëtarja e popit bile dyshonte nëse do të fejohej ndonjëherë. “Unë jam një romantike dhe më pëlqen të martohem. Por nuk duket se tani për tani është dikush në horizont dhe nuk e di nëse do të martohem ndonjëherë”, kishte thënë ajo njëherë për gazetën “The Sunday Times”.