Federata spanjolle pranon gabimet e gjyqtarëve në ndeshjen Real Madrid – Real Socidad

Komiteti i Gjyqtarëve në Federatën spanjolle të futbollit ka pranuar që gjykimi i ndeshjes Real Madrid – Real Sociedad nuk ishte në elementin më të mirë, duke dëshmuar kështu edhe për gabimet e mos dhënies së dy penaltive në favor të mbretërve dhe mos përdorimin e VAR-it, transmeton Gazetasheshi.com nga Marca.com.

Velasco Carballo nga Komiteti i Gjyqtarëve ka deklaruar se këto gabime nuk do të përsëriten më dhe i ka dhënë një mbështetje tjetër Dhomës së Video Asistencës i njohur ndryshe si VAR.

Sistemi VAR do të vazhdojë të implementohet në futbollin spanjoll më shumë se asnjëherë më parë dhe se të gjitha rastet e dyshimta do ta kontrollohen.

Real Madrid ka bërë ankesë te drejtuesit e Federatës spanjolle të futbollit për shkak të parregullësive në ndeshjen që mbretërit e pësuan në shtëpi nga Real Sociedad (0-2).

Madrilienët ishin ankuar gjithashtu edhe te përgjegjësi i Dhomës së VAR-it në ndeshjen me Real Sociedad, i cili nuk lajmëroi gjyqtarin kryesor për penalti.

I njejti gjyqtarë kishte festuar një gol kundër Real Madrid në ndeshjen ndaj Eibar.

Lexo gjithashtu edhe:

‘Shpërthen’ skandali në Spanjë: Gjyqtarët e VAR-it festojnë golin kundër Real Madrid-it (VIDEO)

/Gazeta Sheshi/