Federata e konfirmon pasuesin e Contes te Italia

Giampiero Ventura do të jetë trajneri i ri i Italisë pas përfundimit të Euro 2016, ku do të zëvendësojë Antonio Conten.

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavechio ka pranuar se Ventura do të jetë trajner i ri i Italisë dhe se zyrtarizimi do të bëhet këtë të martë.

68-vjeçari do të qëndrojë për dy vite në këtë detyrë, nga e cila do të përfitojë 1.3 milionë euro në vit.

Ky është lajm i mirë për Shqipërinë, pasi Gianni de Biasi ishte njëri ndër kandidatët kryesor për të zëvendësuar Antonio Conten.