Federata e Spanjës e nderon Casillasin në këtë mënyrë

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) e ka falënderuar për të gjitha përpjekjet dhe punën e vështirë portierin veteran Iker Casillas, i cili disa javë më parë u shërua nga spitali, pasi vuajti nga një sulm i vogël në zemër gjatë stërvitjeve me Porton.

Shumë mesazhe mbeshtetëse u publikuan pasi u mor vesh për gjendjen e tij, i cili ka lënë vetëm shenja pozitive pas vetes.

Në ditëlindjen e 38-të të Casillas, RFEF deklaroi se, nga tani, 20 maji do të njihet si ‘Dita Spanjolle e Portierit’ në nder të kapitenit i cili fitoi Kupën e Botës në vitin 2010, e vetmja për ‘Stuhinë e Kuqe’.

”Së pari dhe më kryesorja, unë do të doja t’i uroja Iker Casillasit shërim të shpejtë, dhe do të doja që 20 maji të shpallet ‘Dita e Portierëve’ “, tha asistenti i Atletico Madrid dhe ish-portieri Mono Burgos për beIN Sports.

Duket se deklarata e Burgos e shtyu RFEF-në të krijonte homazh ndaj Casillas.