Federata Angleze e dënon Scholesin për shkak të basteve

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Scholes është dënuar me një gjobë prej 8,000 funtesh pasi e pranoi që kishte thyer rregullat e Federatës për baste.

Scholes ishte akuzuar për shkak se kishte vënë 140 baste gjatë periudhës 17 gusht 2015 – 12 janar 2019.

Akuzat e përfshijnë kohën kur ai ishte bashkëpronar te klubi anglez, Salford City.

“Do të doja t’iu kërkoja falje dhe unë e kuptoj dhe e pranoj tërësisht dënimin e dhënë nga Federata Angleze”, tha Scholes.